Kur revista ”Drini” e 1943 promovonte Shqipërinë turistike ndërkombëtarisht

135

TIRANË,11 tetor /ATSH/ – ”DRINI” është revista e parë mujore kushtuar krejtësisht turizmit shqiptar me qëllim njohjen e Shqipërisë dhe të atraksioneve turistike ndërkombëtarisht.

Kjo revistë u themelua, u botua dhe funksionoi përgjatë viteve 1941 deri 1943 në Tiranë, në dy gjuhë: shqip dhe italisht, si dhe disa buletine javore në 5 gjuhë të ndryshme, me pamje nga Shqipëria. Ky botim pati një shpërndarje të madhe ndërkombëtare për kohën në vende si Italia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Jugosllavia, Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria.

Bashkëpunëtorët dhe shkruesit e artikujve ishin të apasionuar pas Shqipërisë për arsye të ndryshme, por me një bindje se Shqipëria kishte të veçanta kulturore, historike, natyrore që duheshin zbuluar dhe shfaqur për publikun e gjerë botëror.

Fama e kësaj reviste u përhap dhe nga marrja pjesë në të e figurave të njohura si Indro Montanelli, Ernest Koliqi, apo At Xhuzepe Valentini. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.