Kthimi i ligjit për Teatrin, Balla: Do e rishqyrtojmë

66

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla garanton Ilir Metën, se ligji për Teatrin Kombëtar që u rikthye në Parlament nga Presidenti i Republikës, do të rishqyrtohet.

Balla sqaron se ligji “do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, ne jemi seriozë në marrëdhënien me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet, qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”.

Balla thekson se “Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç e përcakton procedura e sanksionuar qartë në Kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit”. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.