Kombëtarja e futbollit U-21 bind me lojë, por mundet nga Spanja

108

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 është mundur nga Spanja me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Selman Stelmasi”, ekipi i Spanjës është mjaftuar vetëm më një gol të Rafael Vicente, duke siguruar tre pikët.

Edhe pse zhvilluan një ndeshje dinjitoze, kombëtarja U-21 nuk mundi t’i bënte ballë asaj spanjolle, e cila gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 84.
Pas kësaj fitoreje Spanja shkon në kuotën e 24 pikë në vendin e parë, ndërsa Shqipëria mban vendin e 5-të me 6 pikë. Në takimin e ardhshëm kuqezinjtë do të luajnë në transfertën e Estonisë, që mban vendin e fundit në grupin 2 me vetëm një pikë. /m.z/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.