KIEV – Kisha Ortodokse Ukrainase drejt pavarësisë nga Moska

99

KIEV, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Kisha Ortodokse Ukrainase bëri një hap të madh sot drejt pavarësisë së saj nga Moska duke shfuqizuar një dekret disa shekuj të vjetër që i jepte autoritet Moskës mbi këtë kishë.

Patriarku ekumenik, Bartolomeu në Stambll tha se ka vendosur të heqë detyrimin ligjor të letrës sinodale të vitit 1686, një dokument që i garantonte patriarkut të Moskës të drejtën që të përcaktonte klerin në Ukrainë.

Lidershipi ukrainas është përpjekur që të arrijë autonomi për kishën pasi marrëdhëniet me Rusinë fqinje kanë rënë në nivelet më të ulëta të të gjitha kohëve në vitet e fundit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.