Këmbim valutor – Leku forcohet ndaj të gjitha valutave

127

TIRANË, 11 tetor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka forcuar pozitat sot kundrejt të gjitha monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 125.22 lekë, ose 0.04 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane ka humbur 0.59 lekë duke u këmbyer me 108.49 lekë.

Sot në tregun valutor pozitat i ka lëkundur edhe paundi britanik dhe franga zvicerane të cilat kanë humbur në këmbim me lekun, përkatësisht nga 0.30 lekë dhe 0.20 lekë.

Tregu vendas i këmbimit vijon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku dollari amerikan dhe regjistruar zhvlerësim në këmbim me valutat e huaja.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.49 -0.59
Euro EUR 125.22 -0.04
Poundi Britanik GBP 143.13 -0.30
Franga Zvicerane CHF 109.69 -0.20
Jeni Japonez (100) JPY 96.68 +0.34
Dollari Australian AUD 76.87 -0.47
Dollari Kanadez CAD 83.15 -1.01
Korona Suedeze SEK 12.06 +0.07
Korona Norvegjeze NOK 13.20 -0.05
Korona Daneze DKK 16.79 -0.01
SDR SDR 151.06 -0.50
Ari(OZ 1) XAU 130303.00 +847.95
Argjend(OZ 1) XAG 1563.45 +3.61
Juani Kinez (onshore) CNY 15.66 -0.10
Juani Kinez (offshore) CNH 15.64 -0.10
Lira Turke TRY 18.14 +0.30

/e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.