ITALI – Roma miraton ligjin financiar shumë të kritikuar

88

ROMË, 11 tetor /ATSH-AFP / – Parlamenti italian votoi sot ligjin e financave 2018 të rishikuar të paraqitur nga qeveria populiste, që përfshin gjithashtu edhe objektivat buxhetore të vitit 2019 shumë të kritikuara nga Komisioni Europian.

Teksti fillimisht u miratua nga Senati me 165 vota pro, 107 kundër dhe pesë abstenim, para se të miratohej nga dhoma e deputetëve me 331 vota pro dhe 191 kundër.

“Miratimi i tekstit nënkupton se Parlamenti është shprehur”, deklaroi shefi i qeverisë, Giuseppe Conte.

Komisioneri europian, Pierre Moscovici e ka kritikuar këtë buxhet duke e cilësuar si “jo të mirë për popullin”.

Ndërkohë që drejtoresha e FMN-së (Fondi Monetar Ndërkombëtar), Christine Lagarde, ka vlerësuar se “Italia, si anëtare e eurozonës duhet të respektojë rregullat e klubit mbi disiplinën buxhetore”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.