Investimet publike 2019, bashkia e Korçës konsultim me banorët

136

TIRANË, 11 tetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Korçë ka zhvilluar sot konsultimet publike për “Buxhetimin me Pjesëmarrje”, në Njësinë Administrative Vithkuq.

Në diskutim me publikun për buxhetin në Vithkuq, mori pjesë dhe kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo i cili në bashkëbisedim me banorët vendosi prioritetet e investimeve publike.

“Zhvilluam takimin e radhës të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, me banorët e Njësisë Administrative Vithkuq. Një proces vendimmarrjeje i përbashkët, përmes të cilit vendosim së bashku me komunitetin prioritetet e investimeve për vitin 2019. Diskutuam së bashku në lidhje me akordimin e investimeve publike, ndërhyrjet prioritare në çdo fshat dhe Paketën Fiskale për vitin 2019”, shprehet Bashkia. j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.