INDONEZI – FMN: Roma të ndjekë rregullat e klubit europian për çështjen e buxhetit

NUSA DUA, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Italia, si shtet anëtar i eurozonës duhet të respektojë rregullat e klubit në aspektin e disiplinës buxhetore, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, ndërsa Roma po përgatit një buxhet që parashikon një rritje të deficitit të vendit.

Lagarde tha gjatë një konference shtypi të organizuar në ishullin indonezian të Balit se kur je pjesë e një klubi dhe kur ke vendosur të qëndrosh aty, duhen respektuar rregullat e grupit.

Koalicioni populist në pushtet në Itali duke vendosur një deficit prej 2,4% të PBB-së për tre vitet e ardhshme nxiti javën e kaluar irritimin e Brukselit dhe tensione të larta të reflektuara në tregjet financiare.

Ky projektligj u cilësua ‘’jashtë linjës’’ së rregullave të eurozonës nga ana e komisionerit europian, Pierre Moscovici, i cili e quajti borxhin publik Italian ”eksploziv”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.