HAPËSIRË – Kozmonautët kthehen në Tokë pas një lëshimi të dështuar

150

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Një anije kozmike ”Soyuz” dy kozmonautë, një amerikan dhe një rus, po kthehet në Tokë pas lëshimit të dështuar nga Kazakistani, për shkak të një problemi me shtytësin, tha agjencia amerikane e hapësirës, NASA.

NASA tha se anija po bënte një “rikthim balistik” do të thotë ”kthim në Tokë” dhe se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po e orientojnë drejt vendit të zbritjes.

Dyshja e kozmonautëve ishte nisur nga kozmodromi i Bajkonurit.

Ata duhej të bashkoheshin në hapësirë me ekipin e gjermanit Alexander Gerst si dhe me astronauten amerikane Serena Aunon-Cancellor dhe kozmonautin rus Sergei Prokopyev./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.