GREQI – Cipras-Steinmeier: Duhet të punojmë fuqishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

98

ATHINË, 11 tetor /ATSH-ANA/ – Vizita e presidentit gjerman, Frank Walter Steinmeier do të jetë mundësia për një fillim të ri në marrëdhëniet greko-gjermane, deklaroi sot kryeministri Aleksis Cipras në një takim në “Maximos Mansion”.

Cipras theksoi nevojën për të “lënë pas tetë vitet e masave shtrënguese dhe stereotipet në të dyja anët që kanë helmuar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Gjermanisë, si dhe të shihet drejt një të ardhmeje me bashkëpunim të barabartë”.

Në të njëjtën kohë, ai tha se “dy partnerët në BE nuk duhet të neglizhojnë asnjë mospajtim që vjen nga e kaluar, që duhet të zgjidhen sipas ligjit ndërkombëtar, të cilin e respektojmë të gjithë”.

“Ne duhet të punojmë fuqishëm për të limituar zërat ekstremiste dhe populiste që shtëpinë e përbashkët europiane”, vazhdoi kryeministri grek. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.