FRANCË – RSF: 56 gazetarë të vrarë në nëntë muajt e fundit

95

PARIS, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Pesëdhjetë e gjashtë gazetarë u vranë gjatë ushtrimit të profesionit gjatë nëntë muajve të parë të vitit, një numër i përgjithshëm që tejkalon deri më tani nivelin e gjithë harkut kohor të vitit 2017, sipas një përllogaritje të kryer nga OJQ-ja ”Reporterët pa Kufij” (RSF).

”Ndërsa 2017 u cilësua si viti më pak tragjik për numrin e vrasjeve në 14 vitet e fundit për profesionin e gazetarit, 2018 e përmbysi këtë tendencë me rënie”, bëri të ditur në një komunikatë për shtyp organizata joqeveritare.

Pesëdhjetë e gjashtë gazetarë janë vranë tashmë për shkak të aktivitetit të tyre profesional.

Të dhënave në rritje i shtohen edhe dhjetëra raste të tjera në proces investigimi nga ”Reporterët pa Kufij”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.