FOTO/ Skënderbeu, protagonist i Rilindjes Europiane

195

Skënderbeu, protagonist i Rilindjes Europiane

Skënderbeu, protagonist i Rilindjes EuropianeHistoriani Shaban Sinani solli për publikun në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike një këndvështrim ndryshe mbi heroin tonë kombëtar jo si figurë historike por si protagonist i Rilindjes Europiane dhe si një strateg dhe mbrojtës në qytetërimin europian.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=134442&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor/ATSH A.ALLA /- Studjuesi Shaban Sinani solli për publikun në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike një këndvështrim ndryshe mbi heroin tonë kombëtar jo si figurë historike por si protagonist i Rilindjes Europiane dhe si një strateg dhe mbrojtës në qytetërimin europian.

Në një pronocim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare studjuesi Shaban Sinani u shpreh se kumtesa e tij ka të bëjë me “Rendin qytetar në pjesën më të madhe të vendit të Arbrit” gjatë shekullit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Ky është koleksioni më i rëndësishëm dhe elitar për të provuar se kjo hapësirë deri në periudhën otomane zhvillohej me të njëjtin ritëm dhe cilësi zhvillimi si gjithë pellgu i Adriatikut dhe si Europa”, – tha ai.

Ai tha se: “Kur flitet për statutet sidomos gjatë dy dekadave të fundit vëmendja përqendrohet tek statutet e Shkodrës dhe tek statutet e Drishtit. Koleksioni i statuteve të Shqipërisë kryesisht në epokën e Skënderbeut përfshin dhe statutet e Kotorrit, Tivarit, Ulqinit, Durrësit ku ka dhe disa dijetarë të cilët kanë përmendur dhe statutet e Vlorës, Lezhës, Krujës, madje rezulton të përmenden në një rast dhe statutet të hinterlandit shqiptar shumë në thellësi siç është qyteti i Novobërdës. Në këto statute pohohet në mënyrë të kodifikuar se deri në prekjen osmane se Shqipëria kishte të njëjtin nivel zhvillimi si gjithë vendet e tjera të Europës”.

“Figura e Gjergj Kastriotit është një figurë protagonisti e Rilindjes Europiane, kjo rilindje ishte një zgjim polifonik në të cilën dhanë kontribute të gjithë vendet e Europës. Italianët i dhuruan qytetërimit europian Komedinë Hynjore dhe pikturën, anglezët i dhuruan tragjedinë dhe kjo hapësirë e vogël që quhej Arbëri i dhuroi një strateg dhe mbrojtës të qytetërimit europian”, – u shpreh studjuesi Sinani.

Në fund ai tha se, “në këtë konferencë janë paraqitur aq shumë studiues të periudhës humaniste të cilët kanë zgjeruar problematikat, kanë hapur diskutime dhe tema, të cilat për një arsye ose tjetër kanë qenë tabu dhe tani kemi një pamje shumë më të pasur dhe më të larmishme për figurën e Gjergj Kastriotit se më parë”.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë.  /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.