FOTO – “Nadar”, ekspozita e mjeshtrit francez tërheq publikun shkodran

245

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Ekspozita fotografike “Nadar-n Mes rregullave dhe tekave” e mjeshtrit të fotografisë franceze Nadar e kuruar nga Michel Poivert, solli në Shkodër studion fotografike më prestigjioze e Francës të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.

Ekspozita ka ngjallur interes të madh tek qytetarët shkodranë, të cilët e kanë vizituar atë që në momentin zyrtar të hapjes dhe në vazhdim.

Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, njerëz të njohur të artit në Shkodër, artdashës, etj.

Ekspozita erdhi në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i “burrave të mëdhenj” të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul në fillim të shekullit XX.

Kjo ekspozitë u çel si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë “Jeu de Paume” në Paris, “Médiathèque de l’architecture et du patrimoine”, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. /k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.