FOTO/ Muzika ”tironse” shndërron Amfiteatrin e Tiranës në festë gjigante

114

Muzika ''tironse'' shndërron amfitetarin e Tiranës në festë gjigande

Muzika ''tironse'' shndërron amfitetarin e Tiranës në festë gjigandeSinan Hoxha, Valbona Mema, Pajtim Struga, Greta Zani, Xhavit Dedej, Altin Shira, “Fanfara Tirana” dhe “Trade Folk Albania” ishin pjesë e koncertit të cilët janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga publiku me këngët e tyre të njohura të muzikës tiranse.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=134305&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË,11 tetor /ATSH/ – Koncerti “Ti Tironë dashni e modhe” ndezi dje në mbrëmje publikun dhe Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.

Sinan Hoxha, Valbona Mema, Pajtim Struga, Greta Zani, Xhavit Dedej, Altin Shira, “Fanfara Tirana” dhe “Trade Folk Albania” ishin pjesë e koncertit të cilët janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga publiku me këngët e tyre të njohura të muzikës tiranse.

Koncerti erdhi live ku këngëtarët sollën repertorin e tyre me këngë të vjetra, por dhe të reja. Kënga “Qan lulja për lulen”, që është një version i vjetër, është në një tjetër prizëm.

Zërat më të mirë të Shqipërisë së mesme u mblodhën për publikun kryeqytetas dhe bënë bashkë të gjithë ata që e duan, por mbi të gjitha që e këndojnë muzikën “tironse”.

Publiku i ka ndjekur dhe më parë disa prej tyre jo vetëm në koncerte recitale, por dhe pjesë në evente të ndryshme të traditës. Këtë herë është koncerti “Ti Tironë dashni e modhe” i mblodhi të gjithë bashkë në një skenë, e cila e shndërroi Amfiteatrin e Tiranës në një ambient mikpritës dhe argëtues për publikun./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.