Federer e Djokoviç në çerekfinalen e ATP Shangait

152

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Roxher Federer dhe Novak Djokoviç janë kualifikuar për në çerekfinale të turneut të ATP të Shangait. Po ashtu në çerekfinale ka arritur dhe Kevin Anderson, duke mundur grekun Tsipras me rezultatin 6-4 e 6-7.

Në çerekfinale, afrikano-jugori do të ndeshet me numrin 2 në botë, Novak Djokoviç. Serbi fitoi me lehtësi kundër italianit Marco Çekinato 6-4 6-0.

Fitore edhe për Roxher Federer. Zvicerani mundi Roberto Bautista-Agut me rezultatin 6-3 2-6 6-4, dhe e gjithë ndeshja zgjati 1 orë e 54 minuta. Tani Federer do të ketë përballë japonezin Kei Nishikori. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.