Dibër, shtohen kontrollet rrugore, 659 masa administrative

32

Dibër, shtohen kontrollet rrugore, 659 masa administrative

Dibër, shtohen kontrollet rrugore, 659 masa administrativeGjatë 15 ditëve të fundit janë proceduar penalisht nga policia rrugore 11 shtetas, dhe konkretisht: 3 shtetas janë arrestuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 6 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, si dhe 2 të tjerë për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=134614&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Dibrës ka ndërmarrë një plan masash të shtuara për të rritur parametrat e sigurisë rrugore.

Kështu në këtë kuadër plani masash, policia e Dibrës ka shtuar kontrollet në akset kryesore, në pikat e vlerësuar si më kritike për të monitoruar qarkullimin rrugor për të parandaluar aksidentet.

Gjatë 15 ditëve të fundit janë proceduar penalisht nga policia rrugore 11 shtetas, dhe konkretisht: 3 shtetas janë arrestuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, 6 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi drejtonin automjetet pa u pajisur me lejedrejtimi, si dhe 2 të tjerë për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”.

Në kuadër të këtyre kontrolleve janë vendosur 659 masa administrative, dhe janë pezulluar 17 lejedrejtimi. Janë vendosur 34 masa administrative✍ për mos vendosje të rripit të sigurimit; 208 për parkim të gabuar; 109 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 85 për parakalim të gabuar; 10 për drejtim i automjetit nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur edhe 223 masa administrative ✍për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia rrugore është fokusuar gjithashtu në kontrollin e automjeteve që shërbejnë për transportin publik dhe transportin e nxënësve në shkolla, duke garantuar kështu një lëvizje dhe transport sa më të sigurtë të tyre. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.