Denoncimi i Salianjit, Balla-Bashës: Nuk kam folur kurrë me Alizotin

136

TIRANË, 11 tteor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se “nuk ka folur asnjëherë në telefon me kunatin e ‘Babales'”, siç pretendon Partia Demokratike.

Balla iu përgjigj mbrëmjen e së enjtes, akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili publikoi përgjimet e reja të Prokurorisë për Alizotin. Gjatë komunikimeve telefonike Alizoti thotë se do takojë Taulantin nga Librazhdi, i cili sipas Salianjit, është Taulant Balla edhe pse në përgjimet e kunatit të “Babales” nuk prezantohet si i tillë.

Balla mohon që të ketë biseduar në telefon me Fredi Alizotin, ndërsa sfidon Bashën që të pyesë ish-kryeministrin Berisha për numrin e telefonit që del në përgjime.

“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771”, u shpreh Balla./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.