Çështja “Babale”, Xhafaj: Opozita në krah të krimit duke sulmuar Policinë

87

Çështja “Babale”, Xhafaj: Opozita në krah të krimit duke sulmuar policinë

Çështja “Babale”, Xhafaj: Opozita në krah të krimit duke sulmuar policinë “Unë besoj se kam kulturën e nevojshme, politike, institucionale dhe ligjore që të respektoj në çdo rast autoritetet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre. Për sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe që është bërë temë dite, është një çështje që besoj që është në një hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. U takon atyre dhe më pas gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje”, theksoi Xhafaj.http://ata.gov.al/2018/10/11/ceshtja-babale-xhafaj-opozita-ne-krah-te-krimit-duke-sulmuar-policine/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor/ATSH – A. Fortuzi/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj gjatë një prononcimi për mediet u shpreh se çështja “Babale” i takon Prokurorisë dhe Gjykatës, ndërsa theksoi se fokusi i tij ishin qytetarët.

“Unë besoj se kam kulturën e nevojshme, politike, institucionale dhe ligjore që të respektoj në çdo rast autoritetet e Drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre. Për sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe që është bërë temë dite, është një çështje që besoj që është në një hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. U takon atyre dhe më pas Gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje”, – theksoi Xhafaj.

“Përsa më përket mua, dua të them se unë jam ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm me një qëllim, t’u shërbej qytetarëve të vendit tim. Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, jam i fokusuar në atë që është tejet e rëndësishme, në luftën kundër krimit të organizuar në veçanti. Dhe në këtë proces kam përzgjedhur, besoj instrumentet e nevojshëm, një ndër të cilët është edhe operacioni “Forca e Ligjit” dhe Task Forca. Besoj se kam përzgjedhur edhe partnerët e duhur, ndër të cilët padyshim edhe shumë të rëndësishëm për ne në këtë partneritet janë partnerët gjermanë, me të cilët jemi sot këtu”, – shtoi Xhafaj.

“Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër, që është rruga që t’i dalë në krahë krimit me faktin duke sulmuar Policinë. Me faktin duke sulmuar operacionet që strukturat janë angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë zgjedhur instrumente, sipas meje të gabuar, për ta baltosur të gjithë këtë punë dhe për fat të keq kanë zgjedhur dhe partnerë të gabuar, kanë zgjedhur llumin e këtij vendi”, – përfundoi Ministri Brendshëm. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.