Çështja “Babale”, Spiropali: E inskenuar, po e tregon Prokuroria

114

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – E gjithë ngjarja është inskenuar dhe këtë po e tregon hetimi i Prokurorisë”.

Kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali gjatë një interviste televizive, duke ju referuar çështjes “Babale” duke theksuar se Partia Demokratike është kthyer në një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë.

“Një ngjarje e inskenuar kokë e këmbë, siç po del edhe nga hetimet e Prokurorisë. Është e njëjta prokurori e Krimeve të Rënda, po i njëjti prokuror që hetoi Tahirin. Këta njohin vetëm telenovelat orientale të luajtura nga aktorë shqiptarë. Këta e kanë kthyer partinë e tyre në një telenovelë të tillë. Këta nuk e kuptojnë se nuk merret pushteti me video të sajuar, por me votë”, – u shpreh Elisa Spiropali.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.