Çelet të premten në Tiranë panairi i bujqësisë “Shqipëria punon tokën”

490

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Sheshi “Nënë Tereza” do të mirëpresë ditën e nesërme panairin më të madh të bujqësisë në vend: “Shqipëria punon tokën”.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë me mbështetjen e bashkisë së Tiranës organizojnë, edicionin e dytë të panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën”, në datat 12 dhe 13 tetor 2018, panair, i cili vjen për të dytën herë radhazi, pas suksesit të vjetshëm. Ky është panairi më i madh bujqësor dhe blegtoral, i cili do të sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend. Në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës rreth 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki. Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

Programi i panairit “Shqipëria Punon Tokën” 

E premte, 12 Tetor                     

Panairi qëndron i hapur  11:00 – 21:00

11:00 Çelja e Panairit

Vizitë në Panair e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ambasadorit të Bashkimit Europian z. Luigi Soreca.

  • 11:30 – 20:00 Extroversion Event

Konkurs ndërkombëtar në fushën e agrobiznesit për promovimin e përsosmërisë inovative të biznesit.

  • 12:00 – 21:00 Show gatimi

Shefat e kuzhinës shqiptare, nën drejtimin e shef Altin Prengës, sjellin receta të ndryshme me bazë produkte shqiptare.

Dhurata Thanasi, eksperte ushqimi, prezanton konceptin e AGROTURIZMIT në Shqipëri:

Gatimet “live”

12:00 – 14:00                    shef, Altin Prenga
14:00 – 16:00                    shef, Juli Zguro,
16:00 – 18:00                    shef, Ismet Shehu
18:00 – 20:00                    shef, Endri Dorzi

  • 19:00 – 21:00 Muzikë nga “All in Band”                   

E shtunë, 13 tetor 

Panairi qëndron i hapur  10:00 – 20:00 

  • Ora 11:00 Vizitë në Panair e Kryeministrit 
  • Ora 11:30 Workshop: “Inovacioni në sektorin e Agroushqimit”

Diskutim mbi inovacionin në bujqësi.

Bazuar në këtë kornizë, do të themelohet një Rrjet Ndërkombëtar i Bashkëpunimit në sektorin e agroushqimit dhe turizmit gjatë Ëorkshopit të parë me 35 pjesëmarrës nga rajoni si Itali, Greqi, Slloveni, Serbi.

  • 12:00 – 20:00 Show gatimi

Shefat e kuzhinës shqiptare nën drejtimin e shef Altin Prengës, sjellin receta të ndryshme me bazë produkte shqiptare

 10:00 – 11:30                   shef Anton Zefi,
11:30 – 13:00                    shef Petri Serbo
13:00 – 14:30                    shef Fundim Gjepali
14:30 – 16:00                    shef Eugert Hasibraj

17:00 – 18:30                     shef Bledar Kola

19:00 – 20:30                     shef Alfred Marku

Gjatë dy ditëve të Panairit “Shqipëria Punon Tokën ” mund të shijoni një sërë aktivitetesh, performanca muzikore, gatime shqiptare, traditën shqiptare etj.

  • Ekspozim të produkteve bujqësore dhe blegtorale;
  • Gatime tradicionale nga zona të ndryshme të vendit;
  • Shoë gatimi nga shefat më të njohur shqiptarë;
  • Urban gardening për fëmijët;
  • Ferma e kafshëve, hipizëm etj.;
  • Performancë shoqëruar me vegla të ndryshme muzikore të trevave shqiptare;
  • Ekspozim të punimeve artizanale dhe artistike;
  • Degustim vere dhe pijesh të tjera shqiptare.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.