Bashkia Patos, “E Premtja e Grave”

98

TIRANË,11 tetor /ATSH/ Muaji i Letërsisë “E Premtja e Grave”, sjell një format me gratë që shkruajnë, me gratë që lexojnë. Bashkia Patos shprehet se “jemi të lumtur që Biblioteka Publike Patos numëron një numër të konsiderueshëm lexuesesh, të cilat do të ndajnë me ne raportin me të shkruarin dhe të lexuarin. Interpretime dhe flet ditari të pashfletuara, vargje dhe prozë, publicistikë dhe statistika, një botë e tërë shkronjash dhe rreshtash”.

Bashkia njofton, se takimi do të zhvillohet ditën e premte, ora 14:00 te Bar Restorant “Pista”, ku do të organizohet edhe festa.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.