Basha: Ndaj Izraelit duam fitore

154

TIRANË, 11 tetor/ATSH – A. Fortuzi/ – Futbollisti kombëtares shqiptare të futbollit ka theksuar gjatë deklaratës për mediet të ditës së enjtes se, fitorja ndaj Izrealit është thelbësore.

Mesfushori i “Arisit” të Selanikut komentoi ndeshjen ndaj Jordanisë, të luajtur mbrëmë e të mbyllur pa gola. “Me këtë skuadër mund të bëjmë ndeshje katastrofale, por edhe shumë të mira. Dje luajtëm me një sistem që disa herë e kemi përdorur e disa herë jo. Disa lojtarë kanë qenë të rinj. Ndoshta nuk ka qenë një ndeshje shumë e mirë, por ajo që na intereson është ndeshja e të dielës. Ndaj Izraelit duhet të japim maksimumin. Jordania kërkonte një barazim kundër nesh”, – tha Basha.

Nuk e ngre moralin vetëm fitorja. Ne dolëm barazim, por vitin e fundit kemi humbur ndaj Luksemburgut, dhe më pas fituam në Izrael. Ka disa raste, kur fitorja shërben edhe për keq. Ne lojtarët, duhet të ngremë moralin. Duhet entuziazëm, dhe të luajmë si një finale, dhe kjo ndeshje vendos fatet tona. Nëse bëjmë një rezultat të mirë atje, kemi shumë shanse për në Europian”, – shtoi futbollisti kuqezi.

Duke folur për përballjen me Izraelin, Basha tha se duhet fitorja me çdo kusht. “Ne na duhet fitorja, pasi mund të na bllokojnë rrugën tonë për në Europian. Disa lojtarë që pushuan dje, do luajnë të dielën. Ata do të na sulmojnë, por duhet ta fillojmë sa më mirë ndeshjen”, – tha Basha. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.