Balla: 100 mijë euro për kokë në oborrin e PD për rolin e luajtur në “Babale 1”

88

Balla: 100 mijë euro për kokë në oborrin e PD për rolin e luajtur në “Babale 1”

Balla: 100 mijë euro për kokë në oborrin e PD për rolin e luajtur në “Babale 1”Duke argumentuar mbi bazën e fakteve, Balla tha “është fakt i njohur që kemi tre aktorë të përfshirë në “Babale1”, Fredi Alizoti, Albert Veliu i njohur si “Babalja” dhe deputeti i Partisë Demokratike, Elvin Salianji. http://ata.gov.al/2018/10/11/balla-100-mije-euro-per-koke-ne-oborrin-e-pd-per-rolin-e-luajtur-ne-babale-1/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 11 Tetor 2018

TIRANË, 11 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Regjistrimi që ka Prokuroria tregon qartë se në bisedat e tyre, “Babalja” dhe Alizoti kanë pranuar se u janë ofruar nga PD, nga 100 mijë euro për kokë, për rolin e luajtur në “Babale 1”, – tha sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në Kuvend.

Duke folur në Kuvend, Balla tha se “opinioni publik u njoh para dy netësh edhe me një histori të re të “Babalja trillër”, seria dy dhe janë aq të paaftë, sa janë zhytur në llucë dhe brenda llucës kërkojnë të llokoçiten me histori që nuk e beson as Saliu, ato që bën Luli”.

“Dua t’ju them që transmetimi që serviri Salianji, i cili në media është konfirmuar se është bërë në oborrin e selisë së PD-së nga ish-drejtori i bashkisë së Bashës. Dhe në kushtet e kësaj tentative për të hedhur baltë përmes një videoje me përmbajtje të pavërteta është e rëndësishme të ndaj disa fakte”, – tha ai.

Duke argumentuar mbi bazën e fakteve, Balla tha “është fakt i njohur që kemi tre aktorë të përfshirë në “Babale 1”,  Fredi Alizoti, Albert Veliu i njohur si “Babalja” dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Nuk do të bëjë kallëzim se kjo çështje tashmë është në duart e Prokurorisë. Regjistrimi që ka Prokuroria tregon qartë se në bisedat e tyre, “Babalja” dhe Alizoti kanë pranuar se u janë ofruar nga PD nga 100 mijë  euro për kokë për rolin e luajtur në “Babale 1”. Nga ana tjetër, me regjistrimin e  siguruar nga Prokuroria tregon se vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm”.

“Nuk ka vend në Europë që një parti të konfirmohet nga hetimi i Prokurorisë se është përfshirë në një puç me video të falsifikuara ndaj një ministri. Dhe kontakti i tyre me PD është deputeti Ervin Salianji, i cili ka qenë edhe personi që ka vënë në shërbim edhe gazetarin Jetmir Olldashi dhe po aq rëndësishme është se ky gazetar paska qenë pjesë e infiltrimit të SHISH”, – tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.