AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.10.2018

55

HAGË (Holandë) – Organi më i lartë ligjzbatues i OKB-së do të dëgjojë pretendimet e palës amerikane për një çështje të iniciuar nga Irani, i cili kërkon t’i kthehen mbrapsht miliarda dollarë asete të ngrira.

BERLIN (Gjermani) – Parashikimi i rritjes ekonomike të Ministrisë gjermane të Ekonomisë për 2018-2019-2020.

ATHINË (Greqi) – Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier në vizitë zyrtare në Greqi.

PARIS (Francë) – Procesi gjyqësor i gjigantit francez ”Total” për korrupsion në vazhdën e kontratave të nënshkruara në Iran në vitet 1990.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja Angela Merkel do të presë drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (IOM) Antonio Vitorino.

PANAMA CITY (SHBA) – Veri-perëndimi i Floridës po organizon operacionet e shpëtimit dhe ato të emergjencës pas kalimit shkatërrimtar të uraganit ”Michael”.

SAN FRANCISKO (SHBA) – Samsung prezanton një aparat të ri celular në gamën  ”Galaxy”.

NJU JORK (SHBA) – Seanca e re dëgjimore në çështjen ”Weinstein”.

SINGAPOR (Singapor) – ”Singapore Airlines” starton linjën ajrore më të gjatë në botë, pas 19 orë në avion pa ndalesë nga Singapori në Nju Jork.

BALI (Indonezi) – Asambleja vjetore e FMN-së dhe e Bankës Botërore.//v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.