ATHINË – Pavlopulos: Greqia pret që Shkupi të përmbushë angazhimet e tij

48

ATHINË, 11 tetor /ATSH-ANA/ – Greqia përpiqet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të miqësisë duke mbështetur perspektivën e anëtarësimit në NATO, me kusht që fqinji i saj verior të përmbushë të gjitha detyrimet e nevojshme, theksoi presidenti i Greqisë, Prokopios Pavlopulos, në një mesazh drejtuar Shkupit nga qytetin verior grek i Kozanit, ku ai u bë qytetar nderi.

Pavlopulos theksoi se Shkupi duhet së pari të zgjidhë kontestin e emrit me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare si dhe të finalizojë ndryshimet në Kushtetutë.

“Vetëm kur ky proces të ketë përfunduar, atëhere do të flasim për pranimin e Maqedonisë në BE”, tha ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.