Askush të mos mbetet pas në epokën dixhitale, investime në ndërtesat sociale

106

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Qeveria shqiptare në bashkëpunim me PNUD po ndërmerr zbatimin e projekteve konkrete në mbështetje të shtresave në nevojë.

Ndërtesat jashtë standardeve ua bëjnë jetën edhe më të vështirë personave me aftësi të kufizuara në Pogradec e në bashki të tjera të Shqipërisë. Shpesh ndërtesat publike janë të pa aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar, gjë që kontribuon në cënimin e të drejtave të tyre.

Me ndihmën e një grupi të rinjsh vullnetarë nga shkollat e mesme të qytetit të Pogradecit dhe në bashkëpunim me drejtues të pushtetit vendor në më pak se 48 orë shënuan në hartë të dhëna për aksesueshmërinë fizike (të aksesueshme për karriget me rrota) të më shumë se 85 ndërtesave publike dhe të tjera.

Këto të dhëna u prezantuan në një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisjes vendore, organizatave lokale të shoqërisë civile (OSHC), duke përfshirë OSHC-të e personave me aftësi të kufizuara, individë me aftësi të kufizuara dhe të rinjtë vullnetarë.

Masa të nevojshme duhen marrë nga autoritet lokale dhe aktorët e tjerë të zhvillimit për t’i bërë të aksesueshme të gjitha ndërtesat publike.

“Askush të mos Mbetet Pas” është një program i përbashkët i OKB-së në Shqipëri, i mbështetur financiarisht nga qeveria e Zvicrës, që ka për qëllim të sjellë ndryshime në sistem për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe pjesëmarrjes së personave në nevojë në vendimmarrjen publike, në mbështetje të vizionit për një Shqipërie gjithëpërfshirëse, dhe në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe me aspiratën e Shqipërisë për pranimin në BE. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.