ALUIZNI: Qarku Korçë me numrin më të vogël të ndërtimeve informale

216

TIRANË, 11 tetor /ATSH/- Qarku i Korçës kryeson listën si qarku me numrin më të vogël të ndërtimeve informale, në raport me popullsinë e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t bëri të ditur se, në këtë qark janë kryer gjithsej 4876 leje legalizimi që nga nisja e procesit, nga ku 4034 janë dhënë vetëm gjatë viteve 2013-2018 në Korçë.

Ndërkohë, periudha janar-gusht shënon edhe shifrën rekord më të lartë të këtij procesi, pasi gjatë kësaj kohe janë kryer 1126 leje legalizimi.

ALUIZNI gjithashtu ka bërë publik bilancin 5-vjeçar edhe për qarkun e Beratit, ku rezulton se gjatë kësaj periudhe janë legalizuar 2644 objekte.

Nga statistikat e publikuara, në vitin 2017 u legalizuan 807 objekte në këtë qark, i cili përkon njëkohësisht edhe si viti me numrin më të lartë të legalizimeve.

Ndërsa, gjatë tetëmujorit të këtij viti në Berat janë kryer 660 legalizime objektesh informale. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.