Ahmetaj: Formalizimi i klubeve të futbollit, situatë emergjence

163

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ – Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot “Federata Shqiptare e Futbollit para 10 vitesh ka qenë një institucion pa zë, për shkak të situatës së futbollit. Sot është në fokus nga mbështetës dhe kritikë, sepse edhe vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm”.

Në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF, ministri Ahmetaj e vuri theksin edhe tek një problematikë serioze atë të klubeve, të cilat sipas tij, kanë nevojë për formalizim të mëtejshëm”.

“Formalizimi i ekipeve të futbollist është emergjencë. Jam i bindur se me ligjin e ri situata do avancojë pozitivisht”, – tha ministri Ahmetaj duke bërë publike edhe disa paga të deklaruara të futbollistëve që luajnë në klubet shqiptare.

Duke shpjeguar  më tej çfarë është FSHF në aspektin fiskal, Ahmetaj theksoi se “ajo është regjistruar në organin tatimor më 08.08.1996, ajo ka statusin e organizatës jofitimprurëse, ajo deklaron në organin tatimor, tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e sigurimeve, TVSH për veprimtarinë e shitjes që ushtron, tatime të tjera që i mban në bazë të ligjit”.

“Të ardhurat dhe shpenzimet e FSHF-së në vite janë në 2014, 835 milionë lekë, shpenzime 930 milionë lekë, si të gjitha institucionet shqiptare dhe në atë vit, FSHF nuk ka detyrime të prapambetura. Në 2015 2.4 miliardë lekë dhe ka harxhuar 2.6 miliardë lekë; në 2016 rreth 3.3 miliardë dhe shpenzimet 2.6 miliardë lekë; në 2017, 1.7 miliardë lekë të ardhurat dhe shpenzimet 1 miliard e 395 milionë lekë. Për vitin 2017, të ardhurat totale sipas strukturës janë si më poshtë; të ardhurat nga shitjet në 2017 janë materiale sportive 11 milionë e 58 lekë, e drejta TV ekipi kombëtar UEFA 340 milionë e 463 lekë, e drejta e TV kategoria superiore 68.5 milionë lekë, reklama 20 milionë e 307 lekë, bileta ndeshje futbolli 53 milionë e 607 lekë, kurse UEFA 20 milionë e 373 lekë, qira, fusha, stadiume, 26 milionë 752 lekë. Pra totali i të ardhurave në këtë kategori nga shitjet është 541 milionë e 113 mijë lekë”, – bëri të ditur Ahmetaj.

Ministri tha se “FSHF në listë pagesa, në 2014 kishte 57 të punësuar, në 2015 kishte 55 të punësuar, në 2016 kishte 62 të punësuar, në 2017 kishte 72 të punësuar dhe në 2018 ka 72 të punësuar”.

Lidhur me kontributin e sigurimeve shoqërore në total për periudhën 2014-2018, Ahmetaj tha se “FSHF ka paguar 75 milionë lekë kontribute sigurime shëndetësore dhe shoqërore”.

“Tatim i të ardhurave nga punësimi janë paguar 38 milionë lekë, tatimi i mbajtur në burim për pagesa 170 milionë 279 mijë. Totali i pagesave 2017-2018 në buxhet është 283 milionë e 853 mijë, pagesat në shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbime financiare dhe ato të sigurimit janë 95 milionë lekë e ardhura, tatimi i mbajtur në burim 9.6 milionë lekë”, – theksoi Ahmetaj.

/k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.