AERONAUTIKË – Fluturimi më i gjatë në botë, nga Singapori në Nju-Jork

134

SINGAPOR, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Entuziast apo në ankth, 150 pasagjerë u ulën në bordin e avionit “Airbus” që u nis sot për të zhvilluar fluturimin më të gjatë tregtar në botë, një maratonë prej rreth 19 orësh mes Singaporti dhe Nju-Jorkut.

Një menu për shërbime të mirëqenies, një katalog shumë i gjatë me filma dhe shumë durim nuk do të jenë shumë për pasagjerët, ndërkohë që dy pilotë dhe dy ndihmëspilotë do të jenë në drejtimin e “Airbus A350-900 ULR” që do të përshkruajë 16 700 kilometrat që ndajnë qytetshtetin aziatik me Nju-Jorkun.

Fluturimi SQ22 i kompanisë “Singapore Airlines” u nis rreth orës 23:35 (15:35 GMT), me 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 150 pasagjerë në klasat biznes ose premium ekonomi, ndërsa klasa ekonomike nuk ekziston në këtë avion. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.