“Tetori rozë”, 10 gra në Gjirokastër kryen ekzaminimin e mamografisë

126

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ – Në e muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Drejtoria Rajonale Shëndetësore Gjirokastër, vijon fushatën e saj për informimin e grave dhe vajzave të reja për rrezikshmërinë e kësaj sëmundjeje.

Sipas DRSH Gjirokastër, sot pranë spitalit rajonal “Omer Nishani” 10 gra bënë ekzaminimin e mamografisë.

Fushatat ndërgjegjësuese të ndërmarra nga DRSH Gjirokastër po japin rezultatet e para pasi ditën e djeshme 15 gra të tjera kanë bërë ekzaminimin e mamografisë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.