SHËNDETËSI – Shqetësuese rritja e vazhdueshme e të rinjve miopë

ROMË, 10 tetor /ATSH/ – Sipas të dhënave nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë 253 milionë njerëz me vështirësi shikimi në mbarë botën, nga të cilat 217 milionë persona vështirësi shikimi dhe 36 milionë janë  të verbër, theksoi gazeta italiane ”Il Giornale”.

Një studim australian, i publikuar në revistën ”Okulisti”, madje pohon se deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë së botës mund të ndikohen nga miopia.

Ka rreth 15 milionë njerëz me problem shikimi në Itali.

Ajo që shqetëson ekspertët janë fëmijët ku studime tregojnë se prevalenca e miopisë në moshën nëntëvjeçare është tashmë 12%, në rritje me 18% në 15 vjet dhe arrin 24% në moshën e rritur. Faji duhet t’i ngarkohet kryesisht shumë orë të shpenzuara brenda dhe para ekranit të një smartfoni ose një kompjuteri.

Për të inkurajuar parandalimin dhe për të futur te fëmijët edukatën e ekzaminimit të syve, me rastin e Ditës Botërore të Syve, Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë do të ofrojë 15 mijë testet okulistike për ata nuk e kanë bërë kurrë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.