PORTRET – Samira Asghari nga refugjate në anëtare e KON-it

167

BUENOS AIRES, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Që  fëmijë, ajo iku nga lufta në vendin e saj, Afganistan, dhe tani ka vend në një nga klubet më të vlerësuara në botë, sipas shtypit argjentinas.

Në kongresin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) në Buenos Aires, 24-vjeçarja Samira Asghari u bë anëtarja më e re e këtij komiteti.

“Unë kam filluar të luaj basketboll dhe të merrem me sport sepse në Afganistan nuk ka asgjë për t’u argëtuar, kishte vetëm varfëri dhe luftë. Sporti më dha kënaqësi dhe më ndihmoi të harroj çdo gjë tjetër”, shtoi ajo.

“Të isha një mësuese sporti ishte gjithçka që unë dëshiroja dhe jam shumë krenare dhe shpresoj që të inkurajoj vajzat dhe fëmijët e tjerë në Afganistan”, shtoi ajo.

‘’Nuk e imagjinoja kurrë të isha një anëtare e KON-it dhe kam dëshirë të forcoj sportet në atdheun tim dhe mbi të gjitha të mbështes të rinjtë, pasi ka shumë të rinj në Afganistan dhe unë jam duke u përpjekur për t’i ndihmuar ata’’, shtoi Asghari.

“Ajo po bën një punë fantastike për të nxitur sportet e grave në Afganistan”, tha shefi i KON-it, Bach.

”Ne e dimë shumë mirë se nuk është e lehtë për arsye të ndryshme në këtë vend”, theksoi Thomas Bach./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.