Pa hipotekë prej 13 vjetësh, falë platformës e merr për pak ditë

56

Pa hipotekë prej 13 vjetësh, falë platformës e merr për pak ditë

Pa hipotekë prej 13 vjetësh, falë platformës e merr për pak ditëAnkesa e qytetares u procedua me shpejtësi edhe për faktin se kishte relativisht kohë të konsiderueshme që dosja e saj nuk ishte në shqyrtim pasi ndodhej në arkiv. U bë e mundur të trajtohej praktika, objekti te legalizohej dhe përfundimisht qytetarja sot gëzon jo vetëm legalizimin e objektit të saj, por edhe certifikatën e pronësisë.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=133417&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 10 Tetor 2018

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ – Platformës së bashkëqeverisjes i është drejtuar edhe Merita Sinaj e cila rezultonte vetëdeklaruese pranë zyrave të Aluiznit që në mars të viti 2005. Me marrjen e ankesës për vonesa në dosjen e saj, u vu menjëherë në lëvizje stafi i drejtorisë përkatëse të Aluiznit në Tiranë dhe veri.

Ankesa e qytetares u procedua me shpejtësi edhe për faktin se kishte relativisht kohë të konsiderueshme që dosja e saj nuk ishte në shqyrtim pasi ndodhej në arkiv. U bë e mundur të trajtohej praktika, objekti te legalizohej dhe përfundimisht qytetarja sot gëzon jo vetëm legalizimin e objektit të saj, por edhe certifikatën e pronësisë.

Qytetarja Merita Sina, e pranishme në takimin e përjavshëm të koordinatorëve të bashkëqeverisjes, tepër e emocionuar, falënderoi shkurtimisht kryeministrin dhe platformën e bashkëqeverisjes. ”Falënderoj bashkëqeverisjen dhe kryeministrin për mundësinë që na dha”, tha ajo. o/l/.j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.