Nis shitja e biletave për sfidën Izrael-Shqipëri

65

TIRANË, 10 tetor/ATSH – Arbi Fortuzi/ – Federata Shqiptare e Futbollit njofton nisjen e shitjes së biletave për sfidën e radhsë së kuqezinjve, Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Nartions League.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datë 14 tetor, ora 20:45, në “Turner Stadium”, në qytetin Beer Sheva, në Izrael. Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, sektor që i përket miqve. Një biletë në vendin ku do të vendosen tifozët kuqezi  kushton 22 euro. Gjithashtu, tifozët e Shqipërisë do të kenë mundësi të vendosen edhe në tribunën numër 2, ku një biletë kushton 37 euro.

Të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat duke u paraqitur pranë zyrave të FSHF-së me kartë identiteti, ose pasaportë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.