Mamografët e lëvizshëm, kryhen ekzaminime falas në qytetin e Lezhës

99

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se nisma Tetori Rozë po vazhdon në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Mamografët e lëvizshëm vijojnë rrugëtimin në të gjithë vendin, për të garantuar shërbimin afër vendbanimit.

Në qytetin e Lezhës po kryhen ekzaminimet falas nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje gjinisë femërore të mos e neglizhojnë kontrollin e gjirit.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.