Kombëtarja e futbollit U-19, humbet minimalisht ndaj Ukrainës

61

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ – Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur me rezultatin e ngushtë, Ukrainë 1-0 Shqipëri në nisjen e turneut zyrtar eliminator, që po zhvillohet në qytetin e Durrësit. Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke kontrolluar më së shumti lojën dhe mbajtjen e topit, por nuk kanë mundur të jenë të saktë. Në minutën e 85-të pas një kundërsulmi futbollisti ukrainas, Mudryk ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Alia, Kalaj (’74 Doda), Ismailgeci, Rama (c), Kumbulla, Karica, Lakti, Pasha (’71 Nezha), Gkertsos (’72 Koci), Muci, Isufi.

Kartonë të verdhë: Kalaj ’67, Pasha ’70
Goli: Mykhailo Mudryk ’85

Ndeshja tjetër e grupit 8-të ku bëjmë pjesë, Norvegji-Sllovaki, e cila u luajt në oren 12:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” përfundoi me rezultatin 1-2.

Renditja e grupit 8:
Sllovakia 3 pikë
Ukraina 3 pikë
Norvegji 0 pikë
Norvegji 0 pikë

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.