ITALI – Roma mbron projektbuxhetin e saj, pavarësisht kritikave të ekspertëve

ROMË, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria populiste italiane nuk synon të ndryshojë projektbuxhetin e saj të përfolur, edhe pasi u kritikua nga tregjet financiare, Bashkimi Europian dhe vëzhguesit e pavarur.

Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria përcolli sot këtë mesazh pasi Zyra Parlamentare e Buxhetit (UPB), një organ i pavarur, i cilësoi parashikimet ekonomike të qeverisë si tepër optimiste.

“Kritikat e UPB-së, të shprehura dje, janë një nxitje për të vepruar, në vend që të ulë parashikimet tona apo ambiciet”, tha Tria gjatë një dëgjese parlamentare.

“Buxheti i vitit 2019 parashikon 36,7 miliardë euro (42,2 miliardë dollarë) shpenzime ekstra, me 22 miliardë euro të mubuluara nga një defiçit më i lartë”, tha ministri. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.