HAGË – Europoli forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizmit

132

HAGË, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane e Policisë Kriminale, Europol nënshkroi sot një marrëveshje me rrjetin e forcave speciale të policisë ATLAS për të garantuar një bashkëpunim ndërkombëtar në rast të pengmarrjeve, rrëmbimeve apo terrorizmit në Europë.

Nënshrkimi i marrëveshjes u arrit në kuadër të një serie manovrash kundërterrorizëm në shkallë të gjerë në shumë rajone europiane.

Këto manovra përfshijnë skenare të ndryshme, mes të cilave edhe rrëmbimin e një avioni në Madrid dhe një pengmarrje masive në metronë e Varshavës.

I krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, rrjeti ATLAS grupon njësitë speciale të ndërhyrjes së 28 shteteve të Bashkimit Europian, si dhe ato të Islandës, Norvegjisë dhe Zvicrës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.