FUTBOLL – “Barcelona” gati për të afruar De Light

76

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ – “Barcelona” ka vendosur në shënjestër lojtarin e ekipit të “Ajaksit” Mathijs de Light, si një nga kandidatët potencial për të zëvendësuar mbrojtësin Xherard Pique.

Drejtuesit e klubit janë duke ndjekur lojtarin për një kohë mjaft të gjatë, duke kryer edhe një sërë udhëtimesh në Amsterdam për të ndjekur lojtarin.

Ekipi i “Barcelonës” është duke kërkuar një futbollist për të përforcuar krahun e djathtë të qendrës së mbrojtjes, pasi Samuel Umtiti, Tomas Vermalen dhe Klement Lenglet luajt të gjithë me këmbën e majtë.

Një lëvizje e tillë do të ishte e rëndësishme për skuadrën, pasi afrimi i lojtarit do t’i siguronte mbrojtësit spanjoll Pike më shumë kohë pushimi gjatë kompeticioneve.

De Light ndodhet momentalisht nën kontratë me klubin e “Ajaksit” dhe transferimi pritet që të konkretizohet verën e ardhshme./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.