FOTO/ Zhytyni në valët e detit “Chanel” me koleksionin pranverë – verë 2019

77

TIRANË,10 tetor /ATSH/ – Zbathur në rërë. Kështu u prezantuan Kaia Gerber dhe modelet e tjera të zgjedhura nga Karl Lagerfeld për të paraqitur koleksionin e Chanel për koleksionin  e ri pranverë – verë 2019.

“Grand Palais”, shtëpia ekskluzive e shfaqjeve të modës në Paris, u shndërruar në një plazh si Karaibet në të gjitha aspektet.

Deti me ujë të pastër kristal, valë që thyheshin butësisht në rërë të imët dhe modelet që sfilonin mbi të, sollën për të pranishmit madhështinë e veshjeve klasike të ndërthurura me detaje deti si, kapela dhe shapka, që modelet i mbanin në duar.

Ndonjëherë moda është thjesht qejf dhe fantazi dhe këtë ka dashur të na servirë Karl Lagerfeld në këtë koleksion.

Shfletoni galerinë dhe zhytyni në valët e detit “Chanel”.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.