FOTO/ Shqipëria në mbështetje të të Drejtave të Njeriut dhe të Demokracisë

TIRANË,10 tetor /ATSH/ – Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro mori pjesë në Ministerialin e Frankofonise në Jerevan.

“Vivre ensemble/ të jetojmë bashkë”, në frymën e Organisation internationale de la Francophonie (OIF) që organizon Ministerialin në Jerevan, ku në emër të Shqipërisë konfirmoi pa dilemë pozicionin tonë në mbështetje të të Drejtave të Njeriut dhe të Demokracisë që përcillen nga vendet që përdorin frëngjishten.

”Me besimin që Samiti i Kryetarëve të shteteve që mbahet ne 11-12 tetor do të mbështesë vendimet e Konferencës së Ministrave”,shpreh ministria e Kulturës Mirela Kumbaro.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve dhe Qeverive (nga të cilat 58 shtete anëtare dhe 26 me status vëzhgues), të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milion frëngjisht folës./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.