FOTO/ Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave, matje në 12 qarqe të vendit

186

TIRANË,10 tetor /ATSH/ – Pas përfundimit të fazës përgatitore për sistemin e Monitorimit të pyjeve, grupet e specialistëve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po kryejnë matjet në terren në 12 qarqet e vendit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehet se ”falë këtij sistemi monitorimi të realizuar nën konsulencën Suedeze dhe të Universitetit Bujqësor të Tiranës do të plotësohet informacioni për Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave”.

Qëllimi i Inventarit Kombëtar te Pyjeve dhe Kullotave ne Shqipëri është vlerësimi i përbërjes aktuale te burimeve pyjore Shqiptare në një mënyrë përfaqësuese dhe te riprodhueshme.

Inventarizim Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave financohet nga Banka Botërore.Janë gjashtë grupe, me tre inxhinierë pyjesh në përbërje të tyre, që po kryejnë matjet në terren dhe po grumbullojnë të dhënat e para të inventarit të pyjeve për këtë vit./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.