Formula 1, tani edhe për femra

107

TIRANË, 10 tetor/ATSH – Arbi Fortuzi/ – Tashmë Formula 1 nuk do të jetë një sport ekskluzivisht i meshkujve, pasi nga sezoni tjetër do të jetë dhe për femra.

Sipas vendimit të marrë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, në vitin 2019, një Botëror i Formula 1 do t’i hapë rrugën edhe femrave në një kampionat më vete.

Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë pilotet më të talentuara që vijnë nga kategoritë e “vogla” të garave të automobilizmit. Kjo nismë e re po drejtohet nga një ish-pilot i Formula 1, britaniku David Coulthard dhe inxhinieri i “Red Bull”, Adrian Newey. Organizatorët synojnë që të zhvillojnë një botëror me 6 gara, me nga 30 minuta secila, në disa nga pistat më të mira në Europë, me idenë që në të ardhmen garat të zhvillohen edhe në Amerikë, Australi dhe Azi.

Sipas vendimit të marrë, për këtë kampionat është vendosur një fond prej 1.5 milionë dollarësh dhe pritet të marrin pjesë 18-20 pilote. Për fituesen e Botërorit të Formula 1 për femra do të vihet në dispozicion një shumë prej 500 milionë dollarësh e kështu me radhë, deri në vendin e fundit. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.