Fleckenstein: Në Shqipëri vazhdojnë reformat e suksesshme

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ – “Vazhdojnë reformat e suksesshme për Shqipërinë dhe fillojnë negociatat për anëtarësimin në 2019”, ka deklaruar Knut Fleckenstein, pasi 80% e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian votuan raportin mbi Shqipërinë.

Raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti Knut Fleckenstein thekson se, “votat e rreth 80% të anëtarëve të komisionit të punëve të jashtme në Parlamentin Europian ishin të qarta sot, kur votuan për raportin tim mbi Shqipërinë. Vazhdojnë reformat e suksesshme dhe fillojnë negociatat për anëtarësimin në vitin 2019!”

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.