Fier- Ndërtohet kolektor i ri në fshatin Cerven

148

TIRANË, 10 tetor/ATSH/- Kolektori i ri i ujërave të bardha e të zeza për fshatin Cerven në bashkinë e Fierit do të zgjidhë një problematikë shumëvjeçare për banorët e kësaj zone.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, shprehet se mungesa e një kolektori të ri ka qenë shqetësuese për banorët e këtij fshati.

Sipas tij, ky kolektor do të bëjë të mundur largimin e ujërave nga sipërfaqet e rrugëve dhe tokave bujqësore.

Përveç investimeve për ndërtimin e kolektorëve të rinj në një sërë zonash në Fier, Bashkia po punon edhe për ndërtimin e rrugëve rurale që lidhin fshtatrat me qytetin. /k.s/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.