Elton Kasemi, kapiteni i Forcës Detare që shpëtoi tri jetë

117

Elton Kasemi, kapiteni i Forcës Detare që shpëtoi tri jetë

Elton Kasemi, kapiteni i Forcës Detare që shpëtoi tri jetë"Një ndër ditët më të bukura për mua është shpëtimi i jetës së tre personave, mjeti i të cilëve u mbyt në det". Kështu shprehet kapiten-lejtnant Elton Kasemi, në anijen "Skënderbeu", që patrullon në ishullin e Sazanit.https://ata.gov.al/wp-admin/post.php?post=132969&action=edit

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 10 Tetor 2018

TIRANË, 10 tetor/ATSH/- “Një ndër ditët më të bukura për mua është shpëtimi i jetës së tre personave, mjeti i të cilëve u mbyt në det”.

Kështu shprehet kapiten-lejtnant Elton Kasemi, në anijen “Skënderbeu”, që patrullon në ishullin e Sazanit.

Në një video të publikuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kapiten Kasemi flet për eksperiencën e tij në Forcat Detare.

“Mirëmëngjes nga ishulli i Sazanit ku anija “Skënderbeu” dhe ekuipazhi i saj patrullojnë zonën. Kapitenlejtënant Kasemi është një prej qindra efektivëve të cilët prej vitesh i shërbejnë me devotshmëri Forcës Detare. Kontributi njerëzor është pasuria më e madhe që kemi në Forcën tonë të Armatosur”, shprehet Xhaçka.

“Kam një periudhë 14 vjeçare që punoj në forcat detare që shërbej vetëm në anije. Në bazë të planit të shpërndarjes së anijeve , anija 112 “Skënderbej” e kryen në ishullin e Sazanit dhe jemi për zbatimin e ligjshmërisë në det dhe kërkim shpëtim SAR”, thekson Kasemi.

Kapiten- lejtnant Kasemi tregon se “me marrjen e urdhrit nga qendra ndëroperacionale detare ne verpojmë më shpejtësi drejt vendit ku është duke ndodhur situata”.

“Një ndër ditë më të bukura për mua është kur mora urdhër nga qendra e vëzhgimit detar për dhënie ndihme të një mjeti që ishte në rrezik. Kur shkova tek mjeti, ai ishte i mbytur dhe aty kam shpëtuar tre jetë”, e mbyll rrëfimin e tij Kasemi./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.