TIRANË, 10 tetor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për abonentët e rajonit të Elbasanit se do të ketë kufizime të energjisë elektrike për shkak të remontit linjën 110kV L110 – 42 Cërrik.
OSHEE sqaron se “Për shkak të remontit të OST në linjën 110kV L110 – 42 Cërrik – Belsh, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat 11-12 tetor në intervalin kohor 08:30-15:30”.
Po ashtu, OSHEE shpjegon se “Pa energji do të jenë këto zona: Belsh, lagjet Tafan, Pep, Shtith, Dervish , Seferan, lagjet: Trojas, Shkëndi, Qafë Shkallë, Përroi i Zi, Rrase fshatrat: Rrase e Siperme, Rrase e poshtme, Shegas, Pajalli, Shoshkë, Hystë, Pokgjen, Abaz, Shkoz, Stanaj, Cepë, Mërhoj, Hysë, Merhoj, Përparim, Bicaj, Garrunjë, Lisnaj, Ish Komuna Pajov, Bishqem, Cacabez, Cengelë, Gruksh, Hazgjok, Haspirej, Lazaren, Paulesh, Lolaj, Vidhas-Halgjer, Gjocaj, Bardhas, Kurtaj, Osmanshej, Rrumbullak, Shezë, Algjinaj, Pekishtë, Korthnek, Vasha, Privat, Qyteti Peqin, Burgu Peqin, Spitali, Capanaj, Palaj, Grumbullimi”. /j.p/