Djokoviç: Dua të kthehem numri 1, do të shfrytëzoj çdo mundësi

September 5, 2018 - Novak Djokovic reacts to winning against John Millman during the 2018 US Open.

TIRANË, 10 tetor/ATSH – A. Fortuzi/ – Tenisti serb Novak Djokoviç kërkon të rikthehet në numrin 1 në botë.

Duke folur për mediet, Djokoviç tha se është i përqendruar tek turnetë “Masters”. “Tashmë objektivi i tenistëve më të mirë është triumfi në Londër, në finalet e Championship dhe ta mbyllin vitin si “numri 1”. E di që nuk do të jetë e lehtë, por synoj që të grumbulloj sa më shumë pikë dhe të jem gjithnjë konkurrues. E di që kam një shans të mirë për të qenë sërish numri 1 në fund të këtij viti dhe do të shfrytëzoj çdo mundësi për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Novak Djokovic, aktualisht numri 3 në botë, pas Nadal dhe Federer.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.