BREXIT – Merkel: “Djalli fshihet në detaje”

144

HAGË, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se kishte patur progrese në negocimet mbi Brexit disa ditë nga një samit europian thelbësor, duke paralajmëruar se “djalli fshihet në detaje”.

“Ka progres”, vlerësoi Merkel gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte në Hagë.

“Por gjithçka zgjidhet vetëm atëherë që gjithçka është zgjidhur”, shtoi ajo.

“Shpresoj se do të ketë progrese javën e ardhshme. Ne jemi të lumtur që ka bisedime intensive por djalli fshihet në detaje”, paralajmëroi ajo.

Këto deklarata vijnë një javë para se krerët europianë të mblidhen në Bruksel për atë që mund të jetë shanci i fundit për të arritur një marrëveshje mbi modalitetet e ndarjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.