VJENË – Steinmeier: Mos flisni keq për BE-në

VJENË, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Europjanët e konsiderojnë suksesin e Bashkimit Europian të garantuar, ndërkohë që përqëndrohen shumë në problemet e tij, deklaroi sot në Vjenë presidenti Gjerman, Frank Walter Steinmeier, duke bërë thirrje për një këndvështrim më pozitiv.

“Ne flasim shumë për Europën kur gjërat venë keq apo kur marrëveshjet dështojnë, por jo mjaftueshëm për Europën normale, që është duke funksionuar shumë më mirë nga se mendohet”, tha Steinmeier gjatë një fjalimi para studentëve të universitetit.

Kreu gjerman i shtetit ishte i pranishëm në një event bashkë me homologët e tij austriak dhe sllovak, Alexander Van der Bellen dhe Andrej Kiska, ku folën kundër populizmit dhe lëvizjeve euroskeptike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.